Lart e poshtë thuhet se Kim dhe Kanye janë rikthyer bashkë, por ja si qëndron e vërteta rreth raportit të tyre

  • G.G /
  • 13 October 2021 - 12:06
Lart e poshtë thuhet se Kim dhe Kanye janë rikthyer bashkë, por ja si qëndron e vërteta rreth raportit të tyre

Takimet e Kanye West dhe Kim Kardashian kanë bërë lëmsh gjithë rrjetin gjatë gjithë kësaj kohe, gjë që ka nxitur dyshimet se ata mund të jenë rikthyer bashkë dhe të kenë hequr dorë nga divorci.

Mirëpo, ashtu nuk është ashtu siç duket, pasi si e thonë edhe burimet, dyshja kanë vendosur që të ndahen ligjërisht.

 “Asgjë nuk ka ndryshuar. Ata nuk janë rikthyer bashkë. Ai ëshë ende familja e saj dhe janë miq. Kanë punuar për në miqësinë e tyre për fëmijët dhe vazhdojnë të mbështesin njëri -tjetrin. Ai gjithmonë do të jetë familja e saj dhe ata gjithmonë do të mbështesin njëri –tjetrin”, tha një burim për “Page Six”.

Kujtojmë që Kim u paraqit për divorc nga reperi në shkurt të këtij viti.

Kardashian ka treguar më herët në serialin e famshëm të familjes së saj se cila ka qenë arsyeja që vendosi të zyrtarizonte divorcin e bujshëm me Kanye West.

“Asnjëherë nuk kam menduar se isha e vetmuar. Gjithmonë kam menduar se isha shumë mirë. Mund të kem thjesht fëmijët e mi dhe lëvizjet e bashkëshortit tim nga vend në tjetrin dhe unë jam në këtë rrugëtim me të. Dhe isha shumë në rregull me këtë gjë.

Por pasi bëra 40 vjeçe këtë vit, kuptova se jo. Nuk e dua një bashkëshort që jeton në një shtet komplet tjetër. Mendova ‘kështu shkojmë më mirë’, por më vonë kjo ishte e trishtueshme për mua. Dhe kjo nuk është ajo që dua”, i ka treguar Kim nënës së saj Kris Jenner.

(Kosova Sot Online)