Elita Rudi zbulon sa pagoi një hamburger te restauranti i Nusret

  • G.G /
  • 14 October 2021 - 09:13
Elita Rudi zbulon sa pagoi një hamburger te restauranti i Nusret

Elita Rudi ka disa ditë që ka udhëtuar drejt Turqisë.

E një vizitë në restaurantin e kuzhinierit të famshëm “Nusret” nuk ka munguar as nga Elita Rudi.

Madje ajo ka publikuar edhe pamje nga atje, derisa ka treguar se ka provuar edhe ‘hamburger’ aty.

Bashkëshortja e Gjikos ka zbuluar edhe çmimin e tij e që ka kushtuar plot 65 euro, e që më pas ka thënë se nuk ka qenë asgjë, thjesht një hamburger i mbështjellur me foli ngjyrë ari.

“Është thjesht një hamburger i mbështjellur me foli ngjyrë ari, e që më të mirë janë ata të Prishtinës që kushtojnë vetëm një euro”, tha Elita Rudi.

Gjithashtu Rudi ka publikuar edhe faturën, e që në total i ka kushtuar 293 euro.

(Kosova Sot Online)