Flori tregon si i ka marrëdhëniet me Klajdin

  • A.P /
  • 14 October 2021 - 15:10
Flori tregon si i ka marrëdhëniet me Klajdin

Përveç muzikës, Flori Mumajesin dhe Klajdi Harunin e bashkon edhe miqësia e vjetër. Ata nuk kanë lënë rast pa e treguar, madje kanë realizuar së bashku shumë bashkëpunime.

Më i fundit ishte ai në festivalin “Kënga Magjike” me titull “E para”. Madje Flori e ka konsideruar si këngën e Klajdit dhe një dedikim për të.

Këtë herë ka qenë Mumajesi, që ka treguar përmes një foto të publikuar në Instastory se Haruni po bën një projekt të ri. Teksa ka shkruar: “Klajdi Haruni, duke parë vëllain, veten…”

Image


(Kosova Sot Online)