Dafina dhe Mc Kresha po sjellin këngën me videoklip! Publikohen më shumë pamje nga prapaskenat

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 13:17
Dafina dhe Mc Kresha po sjellin këngën me videoklip! Publikohen më shumë pamje nga prapaskenat

Mc Kresha u bë pjesë e albumit “Dafinë moj” të Dafina Zeqirit me këngën “Vet e lype”.

Kjo këngë u dëgjua në masë të madhe nga publiku dhe dyshja kanë vendosur të sjellin edhe videoklipin.

Kjo u bë e ditur nga disa imazhe të postuara nga Dafina Zeqiri në krahë me Mc Kreshën.

Por ditën e djeshme, ajo ka postuar edhe disa fotografi tjera në të cilat shihet e kuruar deri në detajin më të vogël.

(Kosova Sot Online)