Ky është i eliminuari i parë nga ‘Big Brother VIP’

  • E.K /
  • 16 October 2021 - 08:58
 Ky është i eliminuari i parë nga ‘Big Brother VIP’

Moderatorja Arbana Osmani ka treguar edhe emrin e njëri prej banorëve që do të largohet nga shtëpia e famshme.

Publiku vendosi që Sabiani, Briniada, Shejla dhe Arditi të mbeten pjesë e ‘Big Brother’, ndërsa Elhaidi është eliminuar nga shtëpia e famshme.

Elhaidi tashmë ka përfunduar aventurën e tij në shtëpinë e famshme.

Por sidoqoftë Elhaidi ka dhe një shans për t’u rikthyer në shtëpi me anë të “biletës së kthimit” e cila e rikthen atë përsëri në lojë.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

(Kosova Sot Online)