“Unë e mbaj familjen, dua të di si janë dhe a kanë nevojë për diçka”, emocionohet Fifi

  • E.K /
  • 16 October 2021 - 14:08
“Unë e mbaj familjen, dua të di si janë dhe a kanë nevojë për diçka”, emocionohet Fifi

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi.

Java e parë e emisionit “Big Brother VIP” ishte e mbushur plot me dashuri, momente të trishta dhe debate.

Ndërkohë në fund të spektaklit është diskutuar edhe një herë raporti mes banorëve Fifi dhe Granit Cana, të cilët dyshohet se janë duke krijuar një lidhje.

Teksa Arbana dhe opinionistët kanë filluar të pyesin Fifin lidhur me këtë çështje, këngëtarja në një moment u emocionua duke kujtuar familjen e saj.

“Kisha parë ëndërr një natë përpara dhe mundohesha të kujtoja se çfarë kam, sot në mëngjes më pas më është kujtuar ëndrra që kam parë. Ndërkohë kam edhe një çikë presion prej pjesës  që kam 10 ditë pa kontaktuar me të familjes, qysh i kam lënë ata jashtë. Njerëzit që më njohin mua e dinë që unë e mbaj familjen dhe më mungon të folurit me nënën time edhe babain tim. Realisht, po dua të di a janë mirë edhe a kanë nevojë për diçka”, ka thënë mes lotësh këngëtarja nga Kosova.

Ndërkohë ka qenë prezantuesja e programit, Arbana Osmani, ajo e cila e ka qetësuar Fifin duke i kumtuar lajmin se familja e saj janë mrë dhe familejt e të gjithë banorëve janë mirë.

“Të gjithë janë shumë mirë edhe mos u shqetësoni ju lutem asnjëri për botën jashtë, e di që është shumë e vështirë që të qëndroni brenda pa kontakte. Të gjitha janë shumë mirë, ju duan fort, ju ndjekin gjithë kohës dhe na shkruajnë gjithë kohës”, ka thënë Arbana Osmani.

(Kosova Sot Online)