“Numër 1 në Britani”, Dua Lipa dhe Elton John arrijnë super sukses me bashkëpunimin e tyre

  • 17 October 2021 - 07:38
“Numër 1 në Britani”, Dua Lipa dhe Elton John arrijnë super sukses me bashkëpunimin e tyre

Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese të padiskutueshme, që çdo artiste do i lakmonte.

Së fundmi ajo ka shënuar arritjen e radhës me këngën e saj të fundit “Cold Heart” që e solli në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John.

Mjaft e lumtur për këtë, Dua ka bërë një postim në Instagram, ku shprehu gjithë gëzimin që i kishte dhuruar ky sukses.

“Numër 1 në Britani – Cold Heart me Elton John. Të ndaj këtë moment me heroin tim muzikor dhe mikun e dashur do të thotë gjithçka për mua !! Çfarë dite dhe udhëtimi magjik ka qenë ky. Faleminderit dhe ju dua”, ka shkruar Dua në postim.

Kujtojmë se Dua ishte pjesëmarrëse tek festa e përvitshme e Elton John pas çmimeve “Oscars”, e cila u transmetua onine. I gjithë ky organizim u mbajt për të mbledhur para për fondacionin e artistit që ndihmon të prekurit nga SIDA.

Përkrah artistit të famshëm performoi edhe Dua Lipa, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Artistja shqiptare nuk veshi vetëm një fustan për mbrëmjen, por dy të punuar nga “Balenciaga”. Fustani i parë ishte shumë i ndritshëm dhe e kishte shoqëruar me bizhuteri të njëjta dhe një palë këpucë të bardha. Ndërsa fustani i zi ishte në ngjyrë të zezë, që ishte i ngushtë deri në pjesën e këmbëve dhe poshtë vinte i fryrë.

(Kosova Sot Online)