Çfarë ndodhi papritur mes Bora Zemanit dhe Atdheut?

  • G.G /
  • 17 tetor 2021 - 15:57
Çfarë ndodhi papritur mes Bora Zemanit dhe Atdheut?

Në media është përfolur gjatë për një romancë të mundshme mes Atdheut të “Për’puthen” dhe moderatores Bora Zemani.

Kjo ka ardhur pasi Atdheu ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj Borës pas daljes nga emisioni. Ai madje ka thënë se dhe vajzën dëshironte ta quante “Nala” njësoj siç është shprehur Bora.

Për të sqaruar zërat, Bora postoi një InstaStory, në të cilën i sqaroi të gjithë:

Mqs më kanë pyetur qoftë në Insta, qoftë familjarët dhe duan të sqaroj këtë video..
Video e “kapjes mat” është hedhur para nja dy muajsh në YouTube dhe prap është komentuar keq, por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del. Por mqs qënka rinxjerrë e shitet si e tanishme po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër ku kemi ndaluar i gjithë stafi për drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat,- u shpreh Bora duke lënë të kuptohet se është single.

Kështu ka bërë edhe Atdheu nëpërmjet një statusi:

Ai mohoi çdo lidhje të supozuar, madje edhe lidhjen me Borën, duke e quajtur atë “gocën tjetër”.

Duket se raporti i tyre është ftohur goxha pas këtyre thashethemeve, pasi ata as nuk ndiqen më në Instagram.

(Kosova Sot Online)