Kida zmadhon gjoksin dhe zgjedh veshje transparente për ta nxjerrë në pah

  • G.G /
  • 17 October 2021 - 16:00
Kida zmadhon gjoksin dhe zgjedh veshje transparente për ta nxjerrë në pah

Këngëtarja aq e pëlqyer, Kida, ka befasuar me ndryshimin në fizikun e saj. Kida muajt e fundit është zbuluar se ka bërë ndërhyrje në gjoks. 

E kjo gjë po vërehet dukshëm tashmë në fotografitë që ajo zgjedh t’i publikojë në rrjete sociale ku po tregohet fare qartë ndryshimi i saj.

Ndërkohë, në imazhet e publikuara nga Kida, mund të lexojmë komente të ndryshme teksa edhe fansat dhe ndjekësit e kanë dalluar këtë ndryshim të artistes shqiptare.

Përveç gjoksit, nuk dihet nëse Orhidea Latifi ka zgjedhur të bëjë të tjera ndërhyrje. Kujtojmë që Kida është anëtare e label-it “ON Records”, menaxhuar nga Met Elshani, ndërsa të gjitha këngët e saj punohen nga producentët Zzap dhe Chriss.

Disa nga këngët e saj më të njohura janë: “O’Najr”, “Rikthejm Na” (feat. MC Kresha), “Premtimet” (Feat. Mozzik), “Andërr”, “Boni Zo”, etj.

“Ëndrra ime është me pasë një karrierë shumë të pastër, të madhe dhe të mirë, dhe sigurisht të gjitha të mirat në jetën time”, ka thënë Kida në një intervistë.

Kida ishte një prej këngëtareve me angazhime të shumta dhe koncerte gjatë gjithë sezonit veror, ndërsa këtë kohë ajo ka vazhduar me mbrëmjet muzikore në vende të ndryshme evropiane.

(Kosova Sot Online)