Ajo çfarë nuk u pa në ekran, pas përplasjes në studio Mikela godet me shuplakë Jurgenin në prapaskenë

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 19:33
Ajo çfarë nuk u pa në ekran, pas përplasjes në studio Mikela godet me shuplakë Jurgenin në prapaskenë

Para disa ditësh në “Për’puthen” pati një situatë mjaft denigruese.

Jurgeni, njëri prej konkurrentëve, po tregonte takimet jashtë midis Argjendit dhe Ritvanës dhe Mikela u hodh për t’i thënë të mos akuzojë të tjerët, pasi edhe ai vetë i ka kërkuar takime jashtë.

Kjo pasi ky i fundit i tha se “Shkon për 5 mijë lekë”, gjë që nxiti debate të ashpra në studio.

“Duke qenë se pata një debat me Mikelën dhe nuk më është dhënë mundësia në asnjë rast të përballem e t’i kërkoj falje për pjesën e edukatës së familjes, por pas kësaj që bëri nuk ka shanse t’i kërkoj falje. I kam kërkuar Nikitës (menaxherja e produksionit), përballje dhe nuk më është mundësuar. Kam dashur të takojë që të më njihje mua si njeri, se duhet të tregojmë respekt,- tha Jurgeni.

Ti je zero, zero respekt ke prej meje,- ja kthen Mikela.

“Ti je nga ato femra, që e shet veten për 5 mijë lekë moj Mikela, mos më trego mua, – replikon Jurgeni.

Më pas situata u agravua dhe Mikela shkoi ta godasë. Ajo filloi duke bërtitur dhe Meliku, mundohej ta përmbante:

“Më tregon mua çmimet ai, nuk ka shanse. Mos kalo në ofendime, banale, se nuk e toleroj fare. Do flasim ndryshe bashkë”, – bërteti Mikela.

Mesa duket debati mes tyre ka vijuar edhe në prapaskenë.

Gjatë transmetimit të mbrëmjes së sotme në “Për’puthen Prime” janë bërë publike pamjet kur situata agravoi dhe Mikela goditi me shuplakë Jurgenin.

Madje dëgjohet të flasë me tone të ashpra duke i thënë:

“Mos mu afro se të vras”.

Mikela: Do të kaloj në ofendime që s’duhet. Kush je ti të më thuash sa shitem unë? Ku ke ti fytyrë të flasësh për mua? E sheh çfarë je? Si vdekësirë je i tëri.

Jurgeni: Je shumë e mirë.

Mikela: Jam unë shumë e mirë?

Pas kësaj e godet me shuplakë dhe largohet.

Mikela: Mos mu afro se të vras.

Jurgeni: Jam shumë i qetë. Vetëm shihë këtu. Femrat duhet t’i vlerësojmë dhe të na shtypin.

Ndërkohë dyshja janë përballur mbrëmjen e sotme. Ata i kërkuan të dy falje njëri-tjetrit për situatat e pakëndshme.

Nga ana tjetër, produksioni ta vendosur që ta pezullojë Jurgenin nga emisioni deri në një vendim të dytë.

(Kosova Sot Online)