Do t’i futet politikës? Fjolla Morina çudit me deklaratën

  • G.G /
  • 18 tetor 2021 - 09:29
Do t’i futet politikës? Fjolla Morina çudit me deklaratën

Ditën e sotme, qytetarët e Kosovës kanë votuar për kryetarët e ardhshëm të komunave.

Po ashtu, një numër i madh figurash të njohura të botës së ekranit janë parë në qendrat e votimit për të shprehur vullnetin e tyre të lirë me votë.

Një ndër ata ka qenë edhe Fjolla Morina, e cila ka votuar në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

Pas votimit, ajo ka dhënë një prononcim për mediat duke thënë se e ka kryer obligimin e saj qytetare.

Mirëpo, po ajo vetë a ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?

 “Ka raste që e kam menduar, por më mirë jo. Ndoshta mundet me ndodhë ndonjëherë më vonë, pse jo”, ka thënë ajo duke mos përjashtuar mundësinë se një gjë e tillë mund të ndodhë.

Fjolla është duke e shijuar lirinë që pas daljes nga paraburgimi. Megjithëse është komentuar për jetën e saj private, këngëtarja duket se po e shijon në maksimum këtë periudhë.

Më herët, Morina publikoi në InstaStory disa imazhe, ku shihej teksa i nënshtrohej disa ndërhyrjeve estetike.

“Ka ardh koha mu zbukuru” , u shpreh këngëtarja.

Sjellim në vëmendje se pak javë më parë, Fjolla Morina fitoi lirinë, pas refuzimit të vendimit për ekstradimin e saj në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)