Si dështoi plani për Granit Canën me ish-in e Majkut, e vërteta e Blerta Veselit që ishte planifikuar për t’u bërë çift me të në “BBV”

  • G.G /
  • 18 October 2021 - 09:35
Si dështoi plani për Granit Canën me ish-in e Majkut, e vërteta e Blerta Veselit që ishte planifikuar për t’u bërë çift me të në “BBV”

Ndërkohë që lista me emrat e banorëvë të shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk është mbyllur ende, një tjetër emër mësohet se është ftuar, por e ka pasur të pamundur të bëhet pjesë. Fjala është për “Miss Universe Kosova 2020”, Blerta Veseli, e përfolur pak kohë më parë një lidhje me këngëtarin e njohur të “Babastars”, Majkun.

Burime të sigurta kanë konfirmuar se ftesa Blertës i ka ardhur para afër katër javësh, por kanë qenë angazhimet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amërikës që ia kanë bërë të pamundur futjen në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Blerta që përfaqësoi Kosovën në “Miss Universe 2020”, pas përfundimit të evenimentit në muajin maj, ka vazhduar të qëndrojë në SHBA, aty ku ka nënshkruar tashmë disa kontrata pune në Miami. Saktësisht, klauzolat e këtyre kontratave dhe fakti që Blerta nuk mund të qëndrojë për kohë më të gjatë se dy-tri javë në Kosovë apo Shqipëri kanë bërë që missi t’i thotë jo ftesës.

Aktualisht, në 14-shen e banorëve vetëm dy janë nga Kosova, këngëtarja Fifi dhe ish-futbollisti Granit Cana, të cilët po prezantohen si një çift në njohje. Në fakt, ideja e produksionit ishte që të fuste missin për t’u kombinuar si çift romantik me modelin dhe futbollistin Granit Cana. Ai tashmë është duke u përfolur më tepër pas afrimitetit me këngëtaren e njohur, Fifi, ku ata shihen çdo herë e më të afërt.

Përmes një lidhjeje skype në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, moderatorja Genta Cana tregoi se si e sheh këtë marrëdhënie dhe lojën në përgjithësi të vëllait të saj.

“Po më vjen keq që Graniti më duket pak i ngurtë aty, sepse në jetën reale bën shumë humor!”, u shpreh si fillim ajo. Ajo gjithashtu shtoi se më herët Graniti ka pasur disa lidhje, duke e konsideruar vëllain pak tip aventurier.

Bieta e pyeti sesi e sheh marrëdhënien e tij me Fifin aty brenda, Genta nuk ngurroi të jepte një përgjigje pozitive.

“E kemi parë që po i shpalos disa ndjenja. Unë si kunatë i them Fifit ‘Mirë se erdhe në shtëpinë tonë’”, tha ajo ndërsa theksoi se sheh seriozitet në marrëdhënien e tyre. Por le të kthehemi te missi, vajza që ishte menduar si e duhura ndoshta për shjijet e Granitit.

Pak kohë më parë ajo u përfol për lidhje me Majkun. E pas këtyre thashethemeve, ishte vetë vajza bionde që e vërtetoi këtë fakt. Në “Instagram”-in e Blertës u postua një selfie e Majk me mbishkrimin “Hacked”, e cila u konsiderua një “përgjigje” ndaj zërave të këtyre ditëve, për një lidhje të mundshme mes saj dhe reperit të famshëm të “Babastars”.

Por nuk vonoi e postimi i saj në “InstaStory” u fshi nga profili i Blerta Veselit, duke ndezuar një tjetër debat mes komentuesve. Nuk vonoi shumë dhe brenda 24 orëve, Majk e fshiu Blertën nga miqtë e “Instagram”-it, i acaruar me të dhe mediat online që shpërndanë me shpejtësinë e dritës detaje nga jeta e tij private, të cilën ai me fanatizëm po e ruante të fshehtë që pas ndarjes nga Majlinda Zeka, modelja e “Instagram”-it me të cilën kanë një djalë.

Sipas burimeve pranë çiftit, Majk i ka dhënë fund brenda natës historisë me Miss-in, sepse Majk është nevrikosur me faktin që Blerta postoi foton e tij në “Instagram”, me dëshirën për “ta privatizuar” Majkun.

Po kush është Blerta, “vajza me kurorë missi”, dhe zgjedhja e Majkut, artistit mjaft të pëlqyer nga vajzat që ka kryesuar shpesh toplistat muzikore me këngën e tij si krahu i djathtë i Getoar Selimit në “Babastars”?

Në finalen e “Miss Universe Albania dhe Kosova 2020”, Blerta Veseli ishte biondja që u kurorëzua mbretëresha e re dhe u bë përfaqësuesja zyrtare e Kosovës në “Miss Universe 2020”. Studentja 24-vjeçare e arkitekturës dha një performancë të bukur në finale, duke kaluar gjashtë vajzat e tjera për të fituar kurorën kombëtare.

Ajo ka lindur në Gjilan dhe tregoi pas fitores se u përgatit për konkurrimin e saj me vendosmëri dhe sinqeritet absolute, deklaratë që i bëri përshtypje më shumë jurisë. Blerta beson në citatin “Fuqia individuale e secilit mund të sjellë ndryshime në komunitet”.

Pyetjes se kush është Blerta Veseli, emri që tashmë u bë i njohur për popullin shqiptar si fituese e “Miss Universe Kosovo 2020”, ajo i përgjigjet kështu:

“Blerta është një vajzë shumë ambicioze dhe shumë e vendosur për gjërat që dëshiron në jetë, shumë punëtore dhe gjithnjë duke përkrahur femrat e tjera për t’i arritur dëshirat dhe synimet në jetë.

Emri im nuk është që u bë publik për herë të parë nga kompeticioni i bukurisë ‘Miss Universe Albania & Kosovo’, kam pasur eksperienca modelingu jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Nëse nuk do të kishte qenë pjesë e modës, cilin profesion do t’i pëlqente të vazhdonte?.

Që nga fëmijëria kam pasur gjithmonë dëshirë për kreativitet dhe modë. Kur kisha kohën për të zgjedhur drejtimin për shkollim, zgjodha arkitekturën, sepse më jepte mundësi të mëdha për të shprehur kreativitetin, pastaj pasi isha gati në përfundim të shkollimit, e ndjeva veten të gatshme që të futem në garë për ‘Miss’,”- tha ajo.

E si është një ditë e zakonshme për Blertën që mund ta shihnim dhe në “Big Brother VIP”, dhe sa ka ndryshuar qasja e njerëzve ndaj saj, përfshirë këtu edhe rrjetet sociale ditëve të fundit?

“Më pëlqen shumë të lexoj libra që kanë të bëjnë me psikologjinë e njeriut, bëj palestër dy-tri herë në javë, dieta strikte, për momentin po merrem me përfundimin e studimeve. Natyrisht se rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme këto ditë dhe ndryshimi është vërejtur që nga ajo mbrëmje”.

Nëse e ardhmja e saj i takon modelingut apo arkitekturës, ajo shprehet:

“Besoj që deri në një moshë të caktuar do të vazhdoj me modeling, pastaj pas një kohe e shoh veten duke u marrë me diçka që ka të bëjë me kreativitet, sepse aty është pjesa ku unë e shpreh veten tamam.

Gjithsesi, dua të them se për të fituar në jetë, parimi im është të jem vetja, sepse askush nuk mundet me qenë ti, dhe kjo është arsyeja pse je unik në këtë botë. Unë jam me filozofinë: “Puno shumë në jetë për të nxjerrë versionin më të mirë nga vetja”.

(Kosova Sot Online)