
Pas kritikave për çmimet e larta, gjykata angleze i jep një ‘shuplakë’ tjetër Nusret Gocke

Kuzhinieri me famë botërore Nusret Gocke ishte në qendër të vëmëndjes së mediave angleze së fundmi për shkak të ‘çmimeve të kripura’ tek restoranti i tij.
Komentet negative vërshuan si 'lum' kur një përdorues i rrjeteve sociale publikoi faturën me 'çmimet e kripura', pasi kishte drekuar në restorantin e Gocke.
Por së fundmi gjykata britanike i ka dhënë një 'shuplakë' tjetër pronarit të rrjetit ‘Nusret Steakhouse’.
Ky i fundit sipas gjykatës duhet të pagojë kompensim punëtorëve të tij të shkarkuar në mënyrë të padrejtë.
Ish-punonjësit e tij fituan çështjen sipas gazetës britanike ‘The Sun’.
Si rezultat i padisë për kompensim të ngritur nga punonjësit, operatori i famshëm u duhet t'ju paguajë 230 mijë dollarë.
Por kjo nuk është hera e parë për Nusret Gökçe.
2 vjet më parë kamerierët që punonin tek restoranti i tij në Nju Jork ngritën padi dhe gjykata e dënoi operatorin e famshëm për të paguar 237 mijë dollarë kompensim në atë kohë.
(Kosova Sot Online)