‘Shumë i bajatshëm je’ Ylli Limani i kthehet si rrallëherë ndjekësit

  • G.G /
  • 19 October 2021 - 12:54
‘Shumë i bajatshëm je’ Ylli Limani i kthehet si rrallëherë ndjekësit

Ylli Limani është një nga këngëtarët më të dashur shqiptar.

Këngëtari ka vjedhur zemrat e mijëra dëgjuesve falë artit të bukur, me këngët dedikuar ndarjeve e dashurisë, ku të gjithë e gjejmë veten.

Ylli është shumë i ndjekur është edhe në rrjetet sociale ku është shumë aktiv dhe ndan me fansat e tij detaje nga jeta personale dhe profesionale.

Ditet e fundit artisti ka qenë në Gjermani dhe me humorin që e karakterizon ka publikuar në “Instagram” postime të ndryshme nga udhëtimi i tij.

Ndër të tjera ai ndau disa foto ku mes shumë komenteve i ra në sy ajo që i shkruante një ndjekës.

“Shumë i bajatshëm je”, shkruante ai teksa nuk ka munguar një përgjigje nga Ylli, që i ka të rralla replikat me ndjekësit.

“100%”, ia ka thyer ai me ironi.

(Kosova Sot Online)