Juristja s*ksi flet për lidhjen 8-vjeçare të dashurisë dhe fotot hot në “Only Fans”: U frymëzova nga Enca

  • G.G /
  • 19 October 2021 - 14:09
Juristja s*ksi flet për lidhjen 8-vjeçare të dashurisë dhe fotot hot në “Only Fans”: U frymëzova nga Enca

Redona Koçi njihet ndryshe edhe si ‘juristja seksi’ për shkak të formave bombastike dhe fotove të nxehta që publikon në rrjete sociale.

Por, gjatë një interviste të dhënë së fundmi ajo është shprehur se nuk e sheh veten si të tillë pasi ndonëse ka mbaruar shkollën për juriste nuk e ushtron si profesion.

Përsa i përket fotove provokuese që publikon në rrjetet sociale ajo shprehet se i pëlqen të ekspozohet dhe tabutë i ka thyer para 10 vitesh, duke e cilësuar veten si “evropiane në mendime”.

“Fjala ‘juriste’ nuk më pëlqen që përmendet. Unë kam mbaruar një shkollë por se ushtroj profesionin. Unë i kam thyer që para 10 vitesh tabut. Sepse që e vogël ndiqja këngëtare si Beyonce, që i kisha idhull, përveç talentit ekspozohej në mënyrë fine, me klas. Më pëlqente dhe e bëra, ishte dëshira ime të pozoj para aparatit fotografik. Për të tjerët ishte e vështirë, për mua jo sepse unë s’kam tabu për veten time, jam shumë evropiane në mendime, open mind”, u shpreh ajo në “ABC-ja e mëngjesit.

Ndër të tjera ajo shtoi s etë ardhurat ja sigurojnë familjarët që jetojnë jashtë vendit, ndërsa fitimet janë nga puna e saj plus.

Juristja seksi është ndër të paktat shqiptare që ka llogari në Only Fans.

Ajo u shpreh se është frymëzuar nga mikja e saj, Enca dhe e ka parë si një burim për të ardhura.

Redona Koçi tregoi se llogaria e saj nuk përmban pornografi dhe as foto nudo.

(Kosova Sot Online)