Angelina Jolie: Jam e frymëzuar nga të rinjtë të cilët po luftojnë për të drejtat e tyre njerëzor

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 15:12
 Angelina Jolie: Jam e frymëzuar nga të rinjtë të cilët po luftojnë për të drejtat e tyre njerëzor

Ylli i njohur i kinematografisë, Angelina Jolie, thotë se ndihet e frymëzuar nga të rinjtë të cilët po luftojnë për të drejtat e tyre njerëzore.

Aktorja e shpërblyer me “Oscar” e ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të diskutuar për librin e saj të ri, “Know Your Rights and Claim Them: A Guide for Youth”, i cili fokusohet në të drejtat e fëmijëve dhe Jolie shpjegoi se ndihet e frymëzuar nga të rinjtë anembanë botës.

46-vjeçarja e cila shquhet si një prej yjeve të listës A në Hollywood, e postoi një mesazh në rrjetet sociale ku shkruhej: “Jam aq e frymëzuar nga të rinjtë anembanë botës të cilët janë në vijën e parë të luftës për të drejtat e njeriut. Nga mbrojtja e mjedisit deri te luftimi i pabarazisë dhe diskriminimit, ata po ndërhyjnë për të bërë punën që është dashur të kryhet nga të rriturit por që deri më tani nuk kanë arritur ta bëjnë. Dhe në kampet e refugjatëve dhe zonat e konfliktit në nivel global, fëmijët po mbajnë barrën e pasojave të atyre vendimeve të këqija”.

Angelina e cila ka shërbyer si e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për çështjet e refugjatëve, përfundimisht dëshiron ta shoh një shoqëri më të barabartë.

Aktorja e famshme e shpjegoi se libri i saj i ri në veçanti i dedikohet të rinjve të cilët po luftojnë për të drejtat e tyre globalisht.


(Kosova Sot Online)