Prisni pak, ja çka po i bën tani Fisniku-Fjollës
Menjëherë pas lirimit nga paraburgimit, Fjolla Morina u komentua në media për raportin e saj me Fisnik Sylën.
Ani pse ajo vetë nuk e ka konfirmuar, të gjitha detajet çojnë në atë se çifti i ka dhënë fund martesës.
Si Fisniku, poashtu edhe Fjolla kanë fshirë të gjitha fotografitë që kishin së bashku në rrjete sociale, derisa edhe kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e miqve.
Por, duket se Syla nuk po heq dorë dot nga këngëtarja. Biznesmeni ka pëlqyer fotografitë e fundit që Morina ka sjell para ndjekësve të saj në Instagram.
Ndryshe, Fjolla dhe Fisniku u martuan në Maldive në vitin 2020.
(Kosova Sot Online)