Çfarë i ndodhi papritur? Ky veprim i Loredanës shqetëson të gjithë fansat e saj

  • G.G /
  • 21 October 2021 - 10:42
Çfarë i ndodhi papritur? Ky veprim i Loredanës shqetëson të gjithë fansat e saj

Loredana është një ndër reperet më të përfolura dhe çdo veprim i saj merr vëmendjen maksimale nga fansat.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, me të cilat informon adhuresit e saj për projektet muzikore, si dhe nuk ngurron të ndajë detaje nga jeta e saj personale.

Së fundmi, ajo ka ndarë në InstaStory një shkrim, ku thuhet:

“Jam thjesht e acaruar që më ka kapur një paralizë gjumi, që më ka bërë për vete”

Ky shkrimi i saj ka shqetësuar jo pak ndjekësit e saj, të cilët pyesin: Çfarë i ka ndodhur?

Mirëpo Loredana nuk ka preferuar që të japë më shumë detaje rreth këtij problemi.

Kujtojmë se para pak muajsh, reperja bëri të ditur se ajo dhe Mozzik kishin vendosur që t’i japin fund marrëdhënies së tyre, vetëm pak kohë pas ribashkimit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana ka thënë se të dy ata janë shumë kokëfortë dhe se pas realizimit të albumit të përbashkët kuptuan se nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.

“Përshëndetje njerëz, disa nga ju kanë vënë re se unë dhe Mozzik kemi disa probleme për momentin. Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Por jam ende shumë e lumtur që arritëm ta bënim këtë album dhe tentuam sërish. ‘No Rich Parents’ ka shkuar shumë mirë. Jam shumë e lumtur që dëgjoj fjalë të mira për albumin. Mozzik dhe unë do të ruajmë sërish raportet e mira. Ai më dha dhuratën më të bukur të jetës. Mbajini për vete akuzat si ‘ju thamë që do ndodhi kështu’. Kam bërë shumë gabime në jetën time, por këtë herë nuk gabova. Pavarësisht ndarjes, ne arritëm të komunikonim bashkë dhe të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngritjet. Faleminderit për mbështetjen tuaj, dëgjoni këngën tonë të re “Mit Mir” dhe shikoni albumin tonë në 24 shtator. Do të publikohet vetëm në platformat digjitale. Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur të dyve ne gjatë kësaj kohe. Mozzik le të ndahet kjo gjë. Me shumë mundësi shumë njerëz mund të mendojnë tani se telenovela e përditshme e Loredanës vazhdon, por fatkeqësisht kjo është jeta e vërtetë.” – shkruan reperja në një postim në Instagram.

(Kosova Sot Online)