Vdes aktorja e njohur shqiptare

  • 22 October 2021 - 09:38
Vdes aktorja e njohur shqiptare

Aktorja e njohur, shqiptare Filika Dimo ka vdekur në orët e vona të së enjtes mbrëma në moshën 82-vjecare.

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare në rrjetet sociale të Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku thuhet se Dimo vdiq në Belgjikë, aty ku jetonte prej disa vitesh.

Dimo ka dhënë një kontribut të madh në kinematografinë shqiptare, ku ka luajtur role kryesore në shumë vepra dramatike, nëpërmjet të cilave do të mbesë gjatë në kujtesën e shqiptarëve

Ajo bëri debutimin e saj në kinematografi në vitin 1959 me rolin e vogël të Shpreses në filmin Furtuna. Dimo luajti në 4 filma të tjerë artistikë. Filmi qe e bëri më të njohur dhe më të vlerësuar atë si aktore, është filmi televiziv me 2 seri i RTSH-së “Koha nuk pret”, me rolin e Beatrice Shmid, një rol nga më të realizuarit në kinematografinë shqiptare të roleve me spiunazh, rol i cili ka mbetur në kujtesë për interpretimin brilant.

(Kosova Sot Online)