Loredana Zefi i bën vetes dy dhurata luksoze, këngëtarja blen…

  • G.G /
  • 22 October 2021 - 10:11
Loredana Zefi i bën vetes dy dhurata luksoze, këngëtarja blen…

Këngëtarja Loredana Zefi është jo vetëm një nënë e përkushtuar, por edhe një artiste shumë e suksesshme në tregun muzikor. Me anë të koncerteve e projekteve të reja muzikore, fitimet nuk janë të pakta!

Për këtë arsye, Loredana zgjodhi që t’i bëjë vetes dy dhurata super luksoze. Ajo publikoi dje në Instastory një video, me anë të së cilës i tregoi fansave se ka blerë dy makina të markës “Cadillac”. Njëra prej tyre është në ngjyrë të zezë, e tjetra në të bardhë.

Artistja është fokusuar tërësisht tek karriera dhe vajza e saj pas ndarjes nga reperi Mozzik. Megjithatë, ish-çifti takohen jo vetëm për hir të Hanës, por edhe për shkak të bashkëpunimit për të sjellë projekte të reja muzikore tek fansat e tyre.

Para disa muajsh, Zefi reagoi për herë të parë dhe i dha fund aludimeve se është rikthyer me Mozzik. Reperja sqaroi një herë e mirë ndjekësit, duke u thënë se ndonëse kanë tentuar ta provojnë të lidhen bashkë përsëri, nuk ja kanë dalë mbanë. Ajo shtoi se nuk mund të ketë një marrëdhënie të shëndetshme me këngëtarin, prandaj kanë vendosur të vazhdojnë jetën të ndarë.

(Kosova Sot Online)