Bora Zemani sonte futet në Big Brother Albania

  • G.G /
  • 22 tetor 2021 - 13:50
Bora Zemani sonte futet në Big Brother Albania

Emra mjaft të diskutuar si brenda, por edhe jashtë shtëpisë së Big Brother Albania, javën e fundit, kanë qenë Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj.

U dyshua se dyshja mund të kenë diçka mes vete, ani pse këngëtarja mikesha më e mirë e Semit, dhe Donaldi, ish i dashuri i Bora Zemanit.

Në promon e spekaklit që jepet sonte, është bërë e ditur se moderatorja Bora Zemani do të futet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë në lidhje dashurie për tri vite, por që çifti i dha fund marrëdhënis vetëm 5 muaj më parë.

Ditë më parë, Donaldi u shpreh se shpesh e merr malli, dhe se arsyeja e ndarjes nuk ka qenë se ata nuk duheshin, por thjesht ishin bërë shumë gjëra bashkë.

(Kosova Sot Online)