Bora Zemani reagon për herë të parë pas puthjes me Donaldin

  • G.G /
  • 23 tetor 2021 - 14:28
Bora Zemani reagon për herë të parë pas puthjes me Donaldin

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’.

Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë.

Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi, ndërsa në natën e gjashtë të spektaklit u largua Arditi, por që kishte një biletë kthyese për në shtëpi.

Mbrëmë në spektaklin e pestë të “Big Brother Albania VIP” ka qenë e ftuar moderatorja, Bora Zemani e cila zhvilloi dy takime me banorët, njërin me Semin dhe tjetrin me ish të dashurinë e saj, Donald Veshaj.

Takimi i Borës dhe Donaldit mori vëmendje të madhe në rrejte sociale, e që ky i fundit i rrëmbeu asaj edhe një puthje.

Këngëtari Yll Limani, ka përshëndetur mëngjesin e sotëm, moderatorët e njohur shqiptarë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj. E që reagimi i parë i Borës pas takimeve të mbrëmshme ka qenë e njëjta video, të cilën ka shpërndarë në rrjetin social “Instagram.

(Kosova Sot Online)