Hailey Bieber reagon për vrasjen aksidentale të Halyna Hutchins

  • A.P /
  • 24 October 2021 - 10:42
Hailey Bieber reagon për vrasjen aksidentale të Halyna Hutchins

Hailey Bieber është absolutisht zemërthyer për të gjithë të përfshirët në vdekjen aksidentale të Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”.

Mbesa 24-vjeçare e Alec Baldwin, yllit dhe producentit të filmit, shprehu ngushëllimet e saj për të prekurit nga tragjedia, e cila la të vdekur kineastin dhe të plagosur regjisorin Joel Souza.

 

“U dërgoi gjithë dashurinë time familjes së Halyna Hutchins. Kjo është një tragjedi vërtet e paimagjinueshme dhe shkatërruese”, shkroi modelja në InstaStory të premten.

“Mendimet e mia janë gjithashtu me Joel Souza për shërimin e tij sa më të shpejt”, tha tutje Hailey në postim.

Të enjten, Hutchins, 42 vjeç dhe Souza, 48, u qëlluan kur një armë zjarri u përdorë gjatë xhirimeve nga Baldwin, 63 vjeç, sipas departamentit të sherifit lokal. Filmi po xhirohej në Bonanza Creek Ranch në New Mexico.

(Kosova Sot Online)