“Ishte shumë i famshëm!”/ Elhaida Dani zbulon publikisht kush ka qenë “fiksimi” i saj i parë

  • E.K /
  • 25 October 2021 - 13:04
“Ishte shumë i famshëm!”/ Elhaida Dani zbulon publikisht kush ka qenë “fiksimi” i saj i parë

Këngëtarja Elhaida Dani u rikthye në tregun muzikor pas disa vitesh me një album të ri, të titulluar “ZanIn”. Ky rikthim solli informacione të reja jo vetëm për jetën e saj profesionale, por edhe për atë private.

Artistja ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie dhe se ndihet shumë e lumtur me partnerin që ka në krah, por nuk e ka zbuluar identitetin e tij. E ftuar së fundmi në “Jonida’s Room”, Elhaida iu përgjigj disa pyetjeve pikante.

“Kush është crush-i yt i parë VIP kur e shihje nga televizori?”,- ishte një ndër pyetjet e para, së cilës Dani iu përgjigj:

“Kam frikë se ka qenë Ermal Fejzullahu. Sepse në ato vite merrte pjesë në festivalet shqiptare dhe ishte shumë i famshëm, një ndër më të famshmit, dhe unë ia këndoja të gjitha këngët”, e më pas nisi të këndonte një ndër këngët hit të Fajzullahut, titulluar “Për një dashuri”.

Gjatë një interviste të dhënë pak muaj më parë, Elhaida tha: “Jam e lumtur, jam shumë e lumtur. Dhe jam një vajzë me fat. Dhe nuk e kam fjalën për projektin”, tha ajo duke lënë të nënkuptohej se dashurinë e ka gjetur.

(Kosova Sot Online)