Jessie J konfirmon ndarjen pas disa muajsh lidhjeje

  • A.P /
  • 25 October 2021 - 14:58
Jessie J konfirmon ndarjen pas disa muajsh lidhjeje

Jessie J ka zbuluar se është ndarë nga i dashuri i saj, Max Pham pas 7 muajsh lidhjeje. Këngëtarja 33 vjeçare pranoi se ata nuk kanë qenë bashkë për disa javë gjatë një video live me ndjekësit në Instagram.

“Unë dhe Max kemi qenë vetëm miq për një kohë. Asgjë dramatike nuk ndodhi. Ai është një njeri i mahnitshëm. Ne të dy kemi shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Thjesht nuk ishte romancë e drejtë. Kështu që ne vendosëm që miq është.”, tha ajo.

Jesse filloi të takohej me balerinin në fillim të këtij viti, katër muaj pas ndarjes së saj nga Channing Tatum. Jessie më pas foli për këngën e parë nga albumi që pritet të sjellë. “Kënga e parë ka të bëjë me të qenit në një lidhje dhe dikush thjesht e hedh poshtë atë. E dini, kur kaloni një ndarje dhe dikush thotë, ‘OK, mirupafshim’.

Një nga këngët e mia të preferuara ka të bëjë vetëm me atë dhe të kërcej në fund.” 


(Kosova Sot Online)