“Ça katunare”/ Xhensila Myrtezaj publikon fotot s*ksi, fansat nisin ta kritikojnë! Ja arsyeja

  • G.G /
  • 25 October 2021 - 15:33
“Ça katunare”/ Xhensila Myrtezaj publikon fotot s*ksi, fansat nisin ta kritikojnë! Ja arsyeja

Xhensila Myrtezaj tërheq shpesh herë vëmendje me linjat trupore seksi, të cilat nuk nguron t’i nxjerrë në pah me anë të veshjeve të ngushta. Ditën e djeshme, këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto të reja.

Përveç pëlqimeve e komenteve pozitive pafund, kishte edhe nga ata që e kritikuan për veshjen. Artistja kishte veshur një kostum sportiv nga “Adidas”, i cili përfshinte një “crop top” me mëngë të gjata dhe një palë streçe, që i nxirrnin në pah muskujt e trupit të tonifikuar.

Mirqëpo, fansave të Xhensilës nuk u ka shpëtuar një detaj tjetër që në pamje të parë mund të mos e vini re. Po të shikoni me kujdes, do të dalloni një leukoplast në gishtin e madh të këmbës së saj.

“Like kush e vuri re që ka një fasho te gishti i madh i këmbës”, shkroi një ndjekëse, së cilës Myrtezaj iu përgjigj vetë, duke i komentuar me anë të një emoji me dorën e ngritur lart.

“Paske vrarë gishtin e madh të këmbës, të kaluara zemra”, i shkroi një ndjekës tjetër.

Ndërkohë nuk mungua as kritikat për veshjen e artistes, pasi njëri i shkroi: “Obobobo, ça katunare. Tu vesh nëpër koncert adidas, fundi i botës!”.

Pas gjithë këtyre komenteve, Xhensila vendosi të mos u përgjigjej më secilit më vete, për të mos i dhënë rëndësi këtij detaji kaq të vogël.

(Kosova Sot Online)