Eros Ramazzotti flet hapur, tregon të vertetën me Wanda Narën

  • A.P /
  • 25 October 2021 - 15:46
Eros Ramazzotti flet hapur, tregon të vertetën me Wanda Narën

Eros Ramazzotti theu heshtjen për marrëdhënien e tij me Wanda Narën. Ditët e fundit këngetari është përfshirë në krizën martesore mes modeles argjentinase dhe Mauro Icardit.

Sipas disa thashëthemeve, Wanda dhe ish-bashkëshorti i Michelle Hunziker kanë pasur një afrim.

Ramazzotti mohoi kategorikisht një raport të tillë: “Edhe një herë e gjej veten të detyruar të mohoj disa thashetheme joreale në lidhje me jetën time private. Unë kam një njohje me Wanda Narën që ka  zgjatur për rreth një dekadë. Për një periudhë kohë ne gjithashtu ishim në të njëjtën palestër në Milano, në zonën e San Siro.

Ajo ishte dhe është një fanse e imja dhe ka një vlerësim dhe respekt të madh mes nesh . Ndaj u ndjeva i detyruar ditët e fundit të shpreh solidaritetin tim në këtë moment të dhimbshëm dhe kompleks të jetës suaj. Insinuatat që qarkullojnë në rrjet dhe në disa gazeta në lidhje me marrëdhënien time me zonjën Nara janë totalisht të pabaza, por edhe të pahijshme dhe të pavend ” , shtoi Eros Ramazzotti. Asnjë koment për këtë çështje nuk erdhi nga Wanda Nara. 

(Kosova Sot Online)