Lexoni edhe:
Interpretimi i Metit në këngën e re po vlerësohet me notë të lartë
Bora Zemani dhe Donald Veshaj u takuan mbrëmjen e së premtes në “Big Brother VIP”. Takimi i tyre nisi me një përqafim të gjatë, u shoqërua me shumë emocione dhe u mbyll me një puthje.
Ky takim është bërë viral kudo në rrjet, ndërsa së fundmi është komentuar nga vetë Bora gjatë puntatës së sotme të “Përputhen”.
Interpretimi i Metit në këngën e re po vlerësohet me notë të lartëLexoni edhe:
Të gjithë konkurrentët bashkë me opinionistin uruan moderatoren, e cila tha se e gjithë ngjarja ishte shumë e papritur për të. Përpos Donaldit ajo u ndal dhe te Semi e te një mikeshë e tyre.
“Nuk dua të përmend vetëm Donaldin, por dhe marrëdhënien me shoqen e ngushtë, Semin. Nata ime nuk mbaroi aty se shoqja jonë tjetër e ngushtë lindi po atë natë”, u shpreh Bora.
Opinionisti Arjan Konomi vazhdoi ta pyeste në lidhje me Donaldin, por moderatorja tha e emocionuar:
“Ishin shumë emocione të bukura dhe për mua realisht. Nuk e di çfarë të them se deri diku e prisja që do ngacmohesha edhe për këtë pjesë, por deri në atë pikë nuk e mendoja se do të shkonte. Kam shumë pikëpyetje për vete. Mos më vër më shumë në siklet”.
(Kosova Sot Online)