Ilir Shaqiri publikon këngën 'Emblema e lirisë'/ Shkodrani e uron: Faleminderit për këtë kryevepër

  • A.P /
  • 25 October 2021 - 22:16
Ilir Shaqiri publikon këngën 'Emblema e lirisë'/ Shkodrani e uron: Faleminderit për këtë kryevepër

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Ilir Shaqiri e ka publikuar projektin e ri muzikor, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

“Emblema e lirisë”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip dhe me interpretim të shkëlqyer nga artisti Ilir Shaqiri.

Me këtë rast nuk ka munguar as urimi i mikut të tij, tenorit Shkodran Tolaj, i cili në llogarinë e tij sociale në Facebook ka shkruar: Faleminderit për këtë kryevepër. 

Ilir mik!

Të përgëzoj që mbi 4 dekada nuk u dorëzove kurr dhe i qëndrove besnik këngës patriotike! Me zërin tënd emblema e UÇK - së do jetojë ndër breza të tërë! Naim Gjoshi- maestro e mik i rrallë! Mbetesh i pakopjueshëm në çdo notë! Iu përgëzoj nga zemra për këtë projekt kaq kombëtar e artistik! Ndjehem krenar që jetoj në epokën e artit tuaj!

Premierë: “Emblema e lirisë” nga artisti i skenës Ilir Shaqiri.

(Kosova Sot Online)