Shtatzënë për herë të parë, bashkëshortja e Shpat Kasapit zbulon çfarë po e mundon më shumë

  • G.G /
  • 26 October 2021 - 10:40
Shtatzënë për herë të parë, bashkëshortja e Shpat Kasapit zbulon çfarë po e mundon më shumë

Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe ndryshimet që po i ndodhin në trup dita-ditës, ka vendosur t’i ndajë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale.

Mbrëmjen e djeshme, grimierja zbuloi disa detaje të reja në lidhje me pritjen e ëmbël. E pyetur nëse ka pasur probleme me gjumin gjatë muajve të parë të shtatzënisë, Selvija tha:

“Pakëz në fillim, por që tani shumicën e netëve nuk kam gjumë. Bebushi gjithë ditën flen e natën i kujtohet të bëjë gjimnastikë më duket”.

Jao gjithmonë ka tërhequr vëmendje me tiparet e saj të veçanta, për të cilat shumë e kanë akuzuar se nuk i ka të vetat, po i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Megjithatë, Selva (siç e thërret Shpati), nuk ka prekur asgjë në fytyrë dhe është e gjitha natyrale, edhe pse pranoi se në të ardhmen ka dëshirë të rregullojë buzët.

E pyetur se cili është sekreti për të pasur një fytyrë të shkëlqyeshme dhe të freskët, Jao tha: “Tani m’i ka mbushur faqet bebushi, por që sinqerisht prej moshës 20-vjeçare i bëj masazh fytyrës së paku çdo tre ditë, por që është dhe gjenetike”.

Selvija dhe Shpati do të bëhen prindër të një djali. Çifti e zbuloi gjininë e bebushit për të gjithë fansat publikisht gjatë një interviste. Këngëtari shprehu dëshirën që t’i ngjajë partneres së tij, meqënëse është më e qetë dhe më e durueshme, por përtej shakave të dy thanë se me rëndësi është që fëmija të vijë në jetë i shëndetshëm.

(Kosova Sot Online)