Arbenita 'xheloze', nuk po e 'lë' Feron të marrë vajza tjera në klipe

  • G.G /
  • 26 October 2021 - 11:08
Arbenita 'xheloze', nuk po e 'lë' Feron të marrë vajza tjera në klipe

Fero ka finalizuar projektin më të ri.

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani apo ndryshe i njohur shkurt si Fero ka lansuar këngën e tij të re.

“Bella” mbanë titullin kënga të cilin reperi e finalizoi me videoklip të mahnitshëm, ku rëndësi të madhe i shtoi prezenca e gruas së tij Arbenitës.

Fero dhe Arbenita u shfaqen më të lumtur se kurrë, meqë rast edhe teksti këngës ishte i dedikuar pikërisht për ‘bellën’ e tij.

Si zakonisht modelja mori vëmendje me linjat perfekte trupore, të cilat ka arritur ti rikthejë në top formë menjëherë pas shtatzënisë.

Kënga ka vetë 2 orë që u lansua dhe arriti t'i marrë 50 mijë klikime.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=12M5jRY-LEA&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)