Debati midis Fifit dhe Semit, Fifi: Mu duk vetja si psikopate

  • E.K /
  • 27 October 2021 - 09:59
Debati midis Fifit dhe Semit, Fifi: Mu duk vetja si psikopate

Semi dhe Fifi patën një debat në Big Brother VIP që i shkaktoi dhe atak paniku. Fifi po bënte lojë me shkop, Semi nuk e dinte dhe i kërkoi të hiqte shkopin se i shkaktonte ankth, por Fifi ja nxorri para fytyrës dhe Semi shpërtheu në të qara.

Semi madje pati gjithashtu dy atake ankthi brenda spektaklit.

Fifi: I kërkova falje se hyri në lojë shëndeti. Po kjo bën skena
Semi: Mos thuaj skena se unë kam prindër atje jashtë dhe më njohin, e dinë se si jam dhe s’ka nevoj të qaj që ta kuptojnë.
Fifi: Jam ndjerë shumë keq, sepse përmende thikat ,the do fle me thika dhe kjo më ka bërë të më nxjerrin si psikopate, si e sëmurë psiqike, si e dal nga çmendina.
Semi: Fifi tha se nuk kam qenë afër saj kur isha keq, kjo nuk është e vërtetë.

Balina dha opinionin e saj dhe u shpreh se si banorët nuk mbajtën qëndrim ndaj lojës e të mbronin Semin.

Dalina Buzi, e ftuar sot tha se Semi duhet të pyesë veten a e përballon dot apo jo se pati atak ankthi dy herë brenda natës.

Ndërsa psikologia e ftuar Sonila Meçaj tha se njerzit kanë tendencën ta minimizojnë çështjen e shëndetit mendor dhe tha se vuajtja e Semit nuk prek askënd, ama mënyra se si përjeton Fifin cënon dhe të tjerët.

(Kosova Sot Online)