Angelina Jolie po shkëlqen

  • A.P /
  • 27 October 2021 - 16:32
Angelina Jolie po shkëlqen

Angelina Jolie edhe një herë mori vëmendjen kur mori pjesë në festivalin e 16 -të të filmit në Romë, në premierën e filmit të saj të ri “The Eternals” në kryeqytetin italian të dielën në mbrëmje.

Aktorja e njohur u shoqërua nga vajzat Shiloh, dhe Zahara, teksa përshëndeti dhe u fotografua pasi hyri në tapetin e kuq të mbushur me yje.

Duke zgjedhur një fustan të guximshëm argjendi me një detaj të veçantë Angelina, 46-vjeçe në mënyrë të pashmangshme tërhoqi vëmendjen në natën promovuese për aventurën e saj të re në Marvel, shkruan DailyMail.

Fustani vezullues pa rripa theksoi në mënyrë perfekte linjat e aktores së famshme ndërsa mbulonte në mënyrë elegante asetet e saj, teksa kishte vendosur aksesor qafe dhe vathësh.

Në anën tjetër të dyja vajzat dukeshin të mrekullueshme me veshjet e tyre në tapetin e kuq, Zahara zgjodhi një fustan të bardhë, të frymëzuar nga grekët, ndërsa Shiloh zgjodhi një fustan të zi deri tek gjuri, ndërsa shoqëronin nënën e tyre.

Image

(Kosova Sot Online)