Yjet që do të performojnë në MTV EMA 2021

  • G.G /
  • 28 October 2021 - 12:46
Yjet që do të performojnë në MTV EMA 2021

Shfaqja MTV Europe Music Awards 2021 po afrohet dhe me shumë yje të famshëm – si Justin Bieber, Doja Cat, Lil Nas X, Ed Sheeran, Olivia Rodrigo dhe The Kid Laroi – të nominuar për çmimet kryesore, premton të jetë një ngjarje për të mos u humbur.

Image

Përveç çmimeve të mëdha dhe patjetër tapetit të kuq, rëndësi kanë edhe performancat. Ylli kolumbian Maluma do të performojë sërish në MTV EMA. Kjo është hera e dytë që Maluma performon, pasi bëri debutimin në vitin 2020 me një përzierje të “Djadja” dhe “Hawái”.

Image

Përpos Maluma-s, yjet e Måneskin, të cilët fituan popullaritet pas Eurovisionit, do të bëjnë debutimin në EMA. Ata janë të nominuar në kategoritë Best Rock dhe Best Group.

Image

Javën e kaluar u njoftua se Bieber kryeson nominimet e këtij viti me tetë gjithsej. Doja Cat dhe Lil Nas X nuk janë shumë prapa me nga gjashtë të tilla. Ed Sheeran, Olivia Rodrigo dhe The Kid Laroi kanë të gjithë nga pesë nominime.Kim Petras, ylli i ardhshëm i pop-it, me origjinë gjermane e cila jeton në Los Angeles, gjithashtu do të performojë.

Image

 

 

 

Javën e kaluar u njoftua se Bieber kryeson nominimet e këtij viti me tetë gjithsej. Doja Cat dhe Lil Nas X nuk janë shumë prapa me nga gjashtë të tilla. Ed Sheeran, Olivia Rodrigo dhe The Kid Laroi kanë të gjithë nga pesë nominime.

Image

(Kosova Sot Online)