
Lexoni edhe:
Megan Fox në festë, kjo është arsyeja
Dua Lipa ka befasuar sërish fansat e saj në mbarë botën me një njoftim të papritur dhe emocionues, duke zbuluar se shumë shpejt do të publikojë si një film koncerti, ashtu edhe një album live nga turneu i saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Megan Fox në festë, kjo është arsyeja
Lexoni edhe:
Superylli i muzikës pop ndau lajmin përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një video paralajmëruese që ndezi menjëherë entuziazmin e ndjekësve. Në mesazhin e saj, artistja konfirmoi se filmi i plotë i turneut “Live From Mexico” do të publikohet më 21 maj në orën 18:00 (BST) në platformën YouTube, ndërsa një ditë më pas, më 22 maj, fansat do të kenë mundësinë të dëgjojnë edhe albumin live.
“LIVE FROM MEXICOOOO!!! Filmi i plotë i turneut del më 21 maj… dhe albumi live del më 22 maj!!! Tani mund t’i shijojmë këto shfaqje përgjithmonë e përgjithmonë, ju dua!!!!”, shkroi ajo, duke ndarë entuziazmin me publikun e saj besnik.

(Kosova Sot Online)