Bullgaria fiton për herë të parë 'Eurovisionin', Shqipëria zë vendin e 13-të

  • A.P /
  • 17 May 2026 - 02:13
Bullgaria fiton për herë të parë 'Eurovisionin', Shqipëria zë vendin e 13-të

Mbrëmja finale e Eurovision Song Contest 2026 në Vjenë solli një moment që do të mbahet mend gjatë në historinë e festivalit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas numërimit dhe verifikimit të të gjitha votave, sytë e publikut në Wiener Stadthalle dhe të miliona shikuesve në mbarë botën ishin drejtuar nga skena, ku prezantuesit Victoria Swarovski dhe Michael Ostrowski zbuluan emrin e fitueses.

 

Triumfi i madh shkoi për DARA-n, e cila përfaqësoi Bullgarinë me këngën energjike “Bangaranga”. Me plot 516 pikë, artistja i dha vendit të saj fitoren e parë në historinë e Eurovisionit, duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në edicionin e 70-të të garës.

Vendi i dytë i takoi Izraelit.

Kjo fitore bëhet edhe më domethënëse duke pasur parasysh se Bullgaria ishte rikthyer në Eurovision pas katër vitesh mungesë. Rikthimi në skenën evropiane rezultoi më i fuqishëm se kurrë, me një performancë që arriti të bindë publikun dhe juritë, duke e ngjitur vendin në majën e festivalit.

Ndërkohë Shqipëria të cilën këtë vit e përfaqësoi Alis me "NAN" zuri vendin e 13-të.

Me “Bangaranga”, DARA jo vetëm që fitoi trofeun e madh, por hapi edhe një kapitull të ri për Bullgarinë në Eurovision. 

(Kosova Sot Online)