
Lexoni edhe:
Ribashkohen dyshja e famshme e 'Sulejmanit të Madhërishëm'
Rozana Radi ka zbuluar se është detyruar të tërhiqet nga publikimi i një kënge për shkak të problemeve me të drejtat e autorësisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Këngëtarja rrëfeu se gjithçka nisi në muajin janar, kur iu propozua një projekt muzikor nga DJ Iliano. Sipas saj, kënga rezultoi të ishte një material i lidhur me Rezarta Shkurta, e cila kishte versionin origjinal të projektit.
Ribashkohen dyshja e famshme e 'Sulejmanit të Madhërishëm'
Lexoni edhe:
Rozana tregoi se, përpara se të pranonte bashkëpunimin, kishte kërkuar garanci të plota për aspektin ligjor të këngës. Ajo theksoi se kishte pyetur nëse ishin siguruar të gjitha të drejtat e autorësisë dhe nëse dokumentacioni ishte i rregullt, duke marrë përgjigje pozitive se gjithçka ishte në përputhje me ligjin. Duke u bazuar në këtë siguri, artistja vijoi me projektin, duke realizuar një version remix të këngës, i cili u performua edhe live më 14 shkurt në qendër të Tiranës. Performanca u prit mirë nga publiku dhe dukej se projekti ishte gati për t’u publikuar edhe në format videoklipi.
Megjithatë, gjatë përgatitjeve për publikimin final, Rozana u përball me një realitet të papritur: kënga në fjalë rezultoi të ishte shitur dy herë nga kompozitori, duke krijuar një konflikt të qartë mbi të drejtat e përdorimit. Kjo situatë e detyroi këngëtaren të tërhiqej menjëherë nga projekti, për të shmangur pasoja ligjore dhe për të respektuar standardet profesionale.
Rozana: Mua më është ofruar në janar një këngë nga DJ Iliano, e cila më pas rezultoi të ishte një projekt i Rezarta Shkurtës. Para se të pranoja bashkëpunimin, pyeta nëse ishin marrë të gjitha të drejtat e autorësisë dhe firmat përkatëse nga autori dhe kompozitori. M’u tha se gjithçka ishte në rregull dhe ligjërisht e përfunduar. Duke qenë se Rezarta kishte versionin origjinal, ne realizuam një version remix, të cilin e performova më 14 shkurt në qendër të Tiranës.

(Kosova Sot Online)