Big Mama shpërblehet me një çmim shumë të rëndësishëm në Turqi

  • E.K /
  • 28 October 2021 - 14:40
Big Mama shpërblehet me një çmim shumë të rëndësishëm në Turqi

Big Mama ka korrur një sukses të madh në karrierën e saj muzikore.

Ajo ka arritur të triumfojë me një çmim në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, “Best Of Rumeli Odulleri”, që përzgjedh artistët më të mirë në Ballkan.

Evenimenti, i organizuar nga Federata e Shoqatave Ballkanike Rumeli nën sponsorizimin e Demiroren Media Group, ka vlerësuar edhe një artiste shqiptare.

Bëhet fjalë për yllin nga Maqedonia, Big Mama, e cila është shpërblyer me çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare”.

Evenimenti është mbajtur në Turqi ndërsa janë ndarë edhe çmime të tjera për këngëtarë, aktorë, producentë, shkrimtarë dhe yje nga fusha e modës.

Lista me fituesit e plotë të kësaj ceremonie:

Artisti më i mirë – Muammer Ketencioglu
Artisti më i mirë rumelian – Rumeli Dogan
Producenti më i mirë në një radio – Hopsa Ayhan
Transmetuesi më i mirë i Radios Kombëtare – Emre Mutlu
Aktorja më e mirë – Demet Evgar
Aktori më i mirë – Can Nergis
Gazetari më i mirë – Yalçin Bayar
Artistja më e mirë femër – Gulçin Ergu
Artisti më i mirë mashkull – Ozgun Ugurlu
Shkrimtari më i mirë – Alev Alatli
Basketbollisti më i mirë – Melih Mahmutoglu
Kreatorja më e mirë – Perihan Aki
Filmi më i mirë – Annemin Yarasi
Skenaristi më i mirë – Gani Mujde
Artistja më e mirë maqedone – Elena Ristevska
Artistja më e mirë boshnja – Hanka Paldum
Artistja më e mirë shqiptare – Big Mama.

https://afterparty.al/wp-content/uploads/2021/10/IMG_1414.mp4?_=1

(Kosova Sot Online)