Dua Lipa nominohet për tre çmime në “American Music Awards”

  • A.P /
  • 28 October 2021 - 20:30
Dua Lipa nominohet për tre çmime në “American Music Awards”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa është nominuar së fundmi në tri kategori të çmimeve në “American Music Awards”, të cilat janë bërë publike të enjten.

Sipas njoftimit të AMA-s, ajo është nominuar në kategoritë “Favourite Female Pop Artist”, “Favourite Pop Album” për albumin “Future Nostalgia”, dhe “Favourite Pop Song” për këngën “Levitating”.

Në të tri kategoritë, këngëtarja garon me emrat e mëdhënj të muzikës si Taylor Swift, Ariana Grande, Doja Cat, Olivia Rodrigo dhe The Weeknd.

Ndërkohë, këtë vit artistja me më së shumti nominime në AMA është Olivia Rodrigo, me gjithsej shtatë nominime, përfshirë edhe kategorinë për “Artistin e vitit” dhe “Artisti i ri i këtij viti”.

Ngjarja e madhe muzikore “AMA 2021” pritet të mbahet më 21 nëntor, në Los Anxhelos.


(Kosova Sot Online)