Publikohet “Family”, bashkëpunimi i shumëpritur i Bebe Rexhës

  • G.G /
  • 29 October 2021 - 12:32
Publikohet “Family”, bashkëpunimi i shumëpritur i Bebe Rexhës

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, është publikuar bashkëpunimi më i ri mes artistëve David Guetta, Bebe Rexha, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie.

“Family” titullohet kjo këngë, e cila është e zhanrit ‘dance/electronic’.

Muzika është realizuar nga vet DJ me famë botërore, David Guetta, gjersa tekstin e këngës e kanë shkruar vet interpretuesit.

Ky është bashkëpunimi i tretë i artistes shqiptare me David Guettën, pas këngëve të suksesshme “Say my name” dhe “Hey mama”.

Bebe Rexha në anën tjetër po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”, të cilin e publikoi në maj të këtij viti.

Këngëtarja me origjinë nga Dibra, kishte treguar në një intervistë kishte treguar se arsyeja pse e kishte titulluar “Better Mistakes (Gabime më të mira” albumin e saj, është pikërisht frymëzimi që ka marrë nga jeta e saj reale.

“Sepse mendoj se në jetë gabon dhe kjo është në rregull. Dhe ju përpiqeni të bëni gjithmonë më mirë. E dini, ne të gjithë bëjmë gabime, pavarësisht sa të moshuar apo të rinj jemi. Dhe gjëja më e mirë që mund të bësh është të përpiqesh të bësh më të mirën”, ka thënë Bebe Rexha. 

https://www.youtube.com/watch?v=ghMExvr6_ag&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)