Kim Kardashian më magjepsëse se kurrë me jumpsuits rozë

  • G.G /
  • 29 October 2021 - 13:24
Kim Kardashian më magjepsëse se kurrë me jumpsuits rozë

Kim Kardashian West vazhdoi “dashurinë” e saj me shtëpinë luksoze franceze të modës Balenciaga dhe sot ka paralajmëruar tre edicione magjepsëse me tuta rozë të kësaj marke mode.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka zgjedhur tre veshje në të cilat ka pozuar dhe fotot i ka postuar në rrjetin social Instagram.

Kardashian shquhet për daljet magjepsëse të modës dhe kësaj radhe si zgjedhje të parë zgjodhi një jumpsuit prej kadifeje, jumpsuit-i i gjatë kishte pupla në mëngët dhe i treti është prej dantelle transparente.

Në fillim të këtij muaji, Kardashian zgjodhi këto kostume rozë për debutimin e saj në Saturday Night Live (SNL).

Ish-bashkëshorti i saj Kanye West luajti një rol kyç në konceptimin e pamjes së saj. 

West prezantoi Kim me Demn dhe ishte kyç në marrëdhënien e re mes saj dhe Balenciaga.

Muajt ​​e fundit, Kim ka tërhequr vëmendjen me zgjedhjet e çuditshme të modës kur u shfaq në evente me tuta të zeza Balenciaga me një maskë në fytyrë.

(Kosova Sot Online)