Beatrix Ramosaj flet për jetën private: E kam dashur shumë, kam vuajtur sepse…

  • E.K /
  • 29 October 2021 - 14:07
Beatrix Ramosaj flet për jetën private: E kam dashur shumë, kam vuajtur sepse…

Beatrix Ramosaj zgjodhi të bëhej pjesë e “Big brother VIP” që të sfidonte veten për të jetuar larg teknologjisë dhe për të jetuar me shumë njerëz njëkohësisht. Këngëtarja njihet me disa prej banorëve dhe e ka pasur të thjeshtë që të përfshihet në diskutime të ndryshme.

Ditën e djeshme, teksa po bisedonte me Semin, Donaldin dhe me Einxhelin, ajo rrëfeu një histori personale. Ramosaj tregoi se është dashuruar vetëm një herë, pavarësisht se ka dalë me shumë djem.

“Një lidhje tamam kam pasur, pastaj kam dalë në dates (takime njohjeje), por s’më ka ecur, s’më ka ngjitur. Unë e kam pasur një lidhje tamam në shkollë të lartë. Dates janë kështu që del njihesh…

Kur jam në lidhje ose kur e dua dikë e vuaj shumë dhe më zgjat periudha e shërimit. Një gjë që mbaron, mbaron. Thjesht më duhet shumë kohë ta marr veten, të jem gati. Domethënë për shumë kohë nuk më hyn në sy njeri, se mund të ketë shumë njerëz të mirë, por s’e kam ndjerë. Një lidhje kam pas, e kam vuajtur se e kam dashur shumë.”,- rrëfeu artistja.

Ndërkohë, Beatrix zbuloi gjithashtu se arsyeja e shkëputjes nga muzika për tre vite ishte përkushtimi ndaj vetes dhe përkujdesja ndaj vëllait të saj, Alban Ramosajt.

“Udhëtimet me shoqërinë, se ke qejf të krijosh edhe kujtime, se unë mendoj që një jetë kemi dhe të kalojmë sa më shumë momente të bukura. Kam qenë shumë e vogël, sa kisha filluar të kisha eksperienca, pauza erdhi ngaqë deri vonë kisha marrë rolin e kujdestares.

Kujdesesha për Albanin se mami punonte nga dy-tre punë, babi s’ishte. Do s’do, e kam pasur të gjithë vëmendjen te Albani, s’kam pas kohë për me dal me shoqëri. Ne kemi dalë se kemi pas shoqëri të përbashkët, por jo diçka personale. Edhe kur më erdhi ajo, përfshihesh. Kur e përjeton për herë të parë, nuk e di… thjesht do të kalosh çdo moment. Nuk pendohem!

Unë kam publikuar muzikë, por nuk është se kam bërë muzikë komerciale që të blehem. Kam qenë shumë prezente me lajmet… Unë nuk jam ndjerë këtë mungesën…”,- u shpreh Beatrix.

(Kosova Sot Online)