Zbulohet arsyeja e sherrit mes Zayn Malik dhe nënës së Gigi Hadid

  • A.P /
  • 29 October 2021 - 15:33
Zbulohet arsyeja e sherrit mes Zayn Malik dhe nënës së Gigi Hadid

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u ndanë pas lajmeve se këngëtari kishte dhunuar mamanë e saj, Yolanda pas një pëërleshjeje javën e kaluar. Megjithëse, modelja nuk i ka adresuar këto thashetheme publikisht, njerëz të afërt janë shprehur se prioriteti i Gigi-t është kujdesi ndaj vajzës 13 muajshe, pavarësisht mosmarrëveshjes familjare.

Situata mes tyre paraqitet mjaft e tensionuar saqë Yolanda po mendon që të denoncojë në polici partnerin e së bijës. Mirëpo, ish anëtari i One Direction mohoi akuzat duke thënë se sherri nuk përfshinte asgjë më shumë se një shkëmbim fjalësh të ashpra.

Malik shprehu zhgënjimin e tij që problemet e tij me familjen e Gigi-t u bënë publike: “Kjo duhej të ishte një çështje private por duket se tani për tani ka përçarje, dhe pavarësisht përpjekjeve të mija që ta shndërrojë shtëpinë në një mjedis paqësor për familjen, gjithçka rrodhi si informacion për mediat”, tha ai.

Ndërkohë, së fundmi është raportuar se përplasja erdhi për shkak se këngëtari akuzon Yolandën se ka zbuluar lajmin e shtatzënisë së Gitit në vitin 2020. 

(Kosova Sot Online)