U infektua në Kosovë me Covid-19, Vesa Luma rrëfen pse nuk i tregoi Big Bastës

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 12:10
U infektua në Kosovë me Covid-19, Vesa Luma rrëfen pse nuk i tregoi Big Bastës

Vesa Luma prej muajsh ndodhet në Shqipëri dhe kohën e kaluar në vendin e saj e ka shijuar në maksimum. Ajo ka takuar familjarët dhe miqtë e saj më të mirë, që ja kanë ndjerë mungesën gjithë kohën që nuk ka qenë e pranishme në Shqipëri.

Ditën e sotme, artistja ka treguar se çfarë fshihet pas qëndrimit të saj të gjatë në Shqipëri.

“Unë nuk do të vija këtu të rrija dhe vetëm të rrija sepse nuk mundem. Është një projekt, unë e kam pas gjithmonë shumë me qejf që të bëj një recital timin i cili do jetë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë”.

Ndër të tjera, ajo tregoi se sapo kishte ardhur në Kosovë, ishte infektuar me Covid-19. Edhe pse ishin të vaksinuar, ajo tregon se së bashku me djalin e saj të vogël e kaluan në një situatë jo fort të lehtë infektimin me koronavirus.

“Sa erdha drejt e në Covid, kam qenë e vaksinuar, dhe mora të gjitha viruset e tjera ekzistuese. Fat që e kam pas vaksinën dhe e kam kaluar, por nuk e ka qenë edhe shumë e lehtë. Më e vështira ka qenë me çunin në fakt se dhe ai ka kaluar një natë në spital dhe ka qenë keq, me një viroz tjetër”.

Po ashtu, Vesa tregoi se Big Bastës nuk i kishte treguar në fillim se ishin infektuar që të mos e shqetësonte.

(Kosova Sot Online)