Dua Lipa dhe Anwar Hadid bëjnë daljen e tyre të parë publike pas dramës familjare

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 12:38
Dua Lipa dhe Anwar Hadid bëjnë daljen e tyre të parë publike pas dramës familjare

Anwar Hadid dhe e dashura e tij Dua Lipa u përpoqën të mbanin kokën ulur ndërsa ishin për darkë në Londër të enjten, pak kohë pas raportimeve për dramën familjare të familjes Hadid.

Modeli 22 vjeçar dhe këngëtarja 26 vjeçe, dukej se ishin me nxitim teksa hynë në restorantin iranian “Berenjak” në Soho të Londrës, shkruan DailyMail.

Më herët atë ditë, në media dolën raportime që pretendonin se nëna e Anwarit, Yolanda Hadid, 57 vjeçe, ishte sulmuar fizikisht nga Zayn Malik – i dashuri i vajzës së saj Gigi – dhe po konsideronte një denoncim të mundshëm ndaj tij.

Anwar ishte i veshur me një këmishë dhe xhinse të zeza, një xhaketë të zezë dhe një kapele të zezë.

Ai dukej si një zotëri teksa e futi Duan në restorantin e famshëm të Londrës.

Këngëtarja e hitit “Halucinate” në anën tjetër dukej sportive dhe elegante, ku ngacmoi me dukjen e saj provokuese, duke veshur një bluzë të shkurtër dhe vënë në pah barku ne saj të tonifikuar.

Ajo kishte veshur edhe një xhaketë të zezë të gjerë dhe atlete argjendi të trasha.

Dua i mbante gjërat e saj thelbësore në një çantë të vogël dore dhe për aksesorë vuri një palë vathë të trashë dhe një sërë unazash argjendi.

(Kosova Sot Online)