Drake shpenzon shumë marramendëse në orën që bleu për ditëlindje

  • G.G /
  • 30 October 2021 - 14:11
Drake shpenzon shumë marramendëse në orën që bleu për ditëlindje

Reperi i famshëm kanadez, Drake, ia ka bërë vetes një dhuratë aspak modeste për ditëlindjen e 35-të javën e kaluar.

Sipas faqes TMZ, fituesi i Çmimit Grammy ka shpenzuar plot 5.5 milionë dollarë për ta blerë orën e rrallë të prodhuesit “Richard Mille”, shkruan Daily Mail.

Këngëtari u pa duke e reklamuar orën në një fotografi të shpërndarë në faqen e dyqanit luksoz “Pristine Jewels” në Instagram.

Dyqani ia uroi ditëlindjen figurës së famshme duke shkruar në postim: “Urime ditëlindjen e 35-të, e bëre të duhurën.”

Kompania “Richard Mille” e kishte hedhur në treg këtë orë në vitin 2019, kur çmimi i saj fillimisht ishte 2.8 milionë dollarë. Ora është përshkruar si një e vetme e llojit të vet.

Prodhuesi “Richard Mille” njihet për orët e shtrenjta dhe luksoze. Ato zakonisht prodhohen në numër të vogël dhe blihen nga figura të njohura botërore – natyrisht, njerëz “me xhepa të thellë”.

(Kosova Sot Online)