Mbeti i plagosur gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, regjisori Joel Souza fotografohet për herë të parë në publik! Ja gjendja e tij shëndetësore

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 15:29
Mbeti i plagosur gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, regjisori Joel Souza fotografohet për herë të parë në publik! Ja gjendja e tij shëndetësore

Regjisori i filmit “Rust”, Joel Souza, është fotografuar për herë të parë pas aksidentit që ndodhi gjatë xhirimeve, ku aktori Alec Baldwin vrau drejtoreshen e fotografisë, Halyna Hutchins dhe plagosi ketë të fundit në shpatull.

Sipas “Page Six”, Joel Souza u pa duke ecur jashtë shtëpisë së tij në Kaliforni. Regjisori u qëllua me një plumb në shpatull nga aktori i njohur Alec Baldwin në sheshxhirim dhe u dërgua menjëherë në spital. Ai është ende duke u rikuperuar, pas plagosjes me armë zjarri javën e kaluar.

Ekspertët ende po hetojnë ngjarjen për të zbuluar pse Alec iu dha një armë e mbushur gjatë xhirimit të filmit në Santa Fe më 21 tetor.

Souza doli nga Qendra Mjekësore Rajonale Christus St. Vincent një ditë pas të shtënave dhe më vonë dha një deklaratë për mediat ku tha: “Jam i mërzitur nga humbja e shoqes dhe koleges sime, Halyna… I shpreh ngushëllimet e mia familjes së saj në këtë moment më të vështirë.”.

Baldwin nga ana tjetër reagoi në rrjete sociale pas tragjedisë, ku shkroi se ndihet i tronditur dhe i trishtuar për aksidentin që çoi në vdekjen e Hutchin dhe plagosjen e regjisorit Joel Souza.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe trishtimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje,” shkroi Baldwin.

Sipas “Daily Mail” pas tragjedisë, thuhet se aktori i njohur nisi të pyeste vazhdimisht veten “Pse më dhanë një armë të mbushur?”. Një zëdhënës i kompanisë së produksionit të filmit tha më vonë se aksidenti ndodhi nga ‘shpërthimi i një arme të mbushur me barut’.

Ndërsa bashkëshortja e Alec, Hilaria Baldwin, e cila është 37 vjeç, të hënën postoi një status në Instagram-in e saj. Në të shkruhej:

“Zemra ime është me Halyna-n, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të dashurit e tyre. Dhe me Alec-un tim. Thuhet ‘nuk ka fjalë’, sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Thyerje zemre. Humbje. Mbështetje”.

(Kosova Sot Online)