“B*thën askujt s’ia kam marrë borxh”- Twerk në jaht, Enca i përgjigjet komenteve negative për jetën luksoze: S’mbaj sheik apo dashnor nga mbrapa

  • 30 October 2021 - 16:34
“B*thën askujt s’ia kam marrë borxh”- Twerk në jaht, Enca i përgjigjet komenteve negative për jetën luksoze: S’mbaj sheik apo dashnor nga mbrapa

Këngëtarja Enca Haxhia po shijon jetën luksoze në Dubai, nga ku ndan me ndjekësit foto e video hot.

Së fundmi, ajo publikoi video e veshur me bikini duke bërë twerk në një jaht luksoz dhe komentet negative ishin të shumta.

“Ke mbetur pa lekë më duket, hajt se e bën Zoti mirë”, shkroi një ndjekës i saj.

Ky koment nuk ka kaluar pa u vënë re nga këngëtarja, e cila iu përgjigj: “Jam në jahtin tim në Dubai. Cila pjesë e fjalisë të duket si “pa lekë”. Bëj ca foto tek lulishtja aty.”

Më pas, Enca Haxhia reagoi duke publikuar video në InstaStory, ku u shpreh se nuk ka sheik dhe as dashnor që e mban me lekë.

Këngëtarja theksoi se “që të jesh një femër e suksesshme, e cila jeton një jetë të bukur dhe është e pasur, s’do të thotë që duhet t’i hipi dikush sipër”.

Për sa i përket videove duke bërë twerk, ajo tha se i realizon pas është seksi.

Reagimi i plotë:

Nëse mamatë tuaja apo prindërit tuaj ju kanë mësuar që të jesh një femër e suksesshme që jeton një jetë të bukur dhe që është e pasur, apo e suksesshme, duhet t’i hipi dikush sipër, më vjen keq për ju. Nuk dua t’i ofendoj as ata njerëz që kanë këtë mentalitet, vazhdo mbajeni. Vetëm dua t’ju kujtoj se: Në ju urreni personat e pasur, të suksesshëm, të lumtur, kurrë nuk do të bëheni i pasur, i suksesshëm, i lumtur, sepse kurrë nuk mund të bëhesh diçka që ti e urren, diçka që ti nuk e pëlqen.

Mua nuk më prishin aspak punë komentet tuaja. Unë do vazhdoj do jetoj këtu në Dubai, në suitën time, në hotelin tim me pesë yje, do i hipi avionit në ‘bussines class’, do i hipi jahtit tim, do vazhdoj të paguaj për gjërat e mia, do e bëj qejfin tim në maksimum edhe në fund të ditës nuk mund t’i justifikohem askujt për jetën time, sepse të gjithë ju që i shihni këto story, e dini kush jam. 

Vajzave të reja nuk duhet t’i japim shembullin që të bësh një jetë të bukur duhet të kesh një sheik apo dashnor që të mban nga mbrapa. Nuk jam unë e vetmja vajzë që e bëj këtë jetë të bukur, ka shumë të pavarura. Për të gjithë ata që dërgojnë mesazhe “Pse hedh video duke  twerk”, jam seksi mo vlla, jam single, e re. Ndoshta kur të jem 40-vjeçe, e martuar s’do i bëj këto gjëra, s’më ka ngel asgjë peng në jetë. B*thën askujt nuk ia kam marrë borxh, kënaqem, nuk e marr veten apo jetën shumë seriozisht.

(Kosova Sot Online)