Kim Kardashian kapet mat në park me aktorin 27-vjeçar

  • G.G /
  • 01 November 2021 - 10:05
Kim Kardashian kapet mat në park me aktorin 27-vjeçar

Kim Kardashian duket se po shijon romancë të re.

Ajo është kapur mat në një park në Kaliforni nën shoqërinë e aktorit Pete Davidson.

Në një video shihet se si dyshja janë kapur për dore, duke shijuar momente të bukura së bashku.

“Ata rrinë në të njëjtat rrethe, kështu që do të jenë së bashku herë pas here. Janë vetëm miq që dalin”, tha një burim i brendshëm për People.

Kim së fundmi ndau një puthje në ekran me Davidson në një skeç kur ajo drejtoi “Saturday Night Live” për herë të parë në fillim të këtij muaji.

(Kosova Sot Online)