Mc Kresha: Babai nuk donte të merresha me muzikë

  • A.P /
  • 01 November 2021 - 14:53
Mc Kresha: Babai nuk donte të merresha me muzikë

MC Kresha është një ndër reperët më të kërkuar të momentit, ndonëse tashmë ka shumë vite në skenë. Çdo këngë që ai lancon kthehet menjëherë në hit dhe dëgjohet kudo.

MC Kresha zbuloi se ëndrra e tij që nuk e ka realizuar ka qenë të jetë futbollist profesionist.

“Gjithë kohës kam imagjinuar veten nëpër stadiume të mëdhaja duke luajtur futboll, me tregu talentin tim. Edhe pse prej fëmijë kam pasur dëshirë me qenë portier. Kam ushtruar në klube të ndryshme si fëmijë dhe kam qenë i suksesshëm. Me kalimin e kohës në moshën 18-vjeçare, kur unë do të kaloja në lojtar profesionist, kam pësuar një lëndim në gju dhe ajo ka bërë që unë mos të luaj futboll, si profesionist”, tha reperi.

“Kam pasur një rënie emocionale pasi ëndrra ime aty u ndërpre dhe kam filluar të merrem me muzikë”, shtoi më tej ai.

Ai gjithashtu ka treguar se babai i tij ka qenë kundër që ai t’i futej muzikës.


(Kosova Sot Online)